PETICION KOMBËTAR

1%
Unterschriften: 2 von 50000

Eine Petition von: Lul Blaka

Erstellt am: 23, Feb 2026


Ne, nënshkruesit e këtij peticioni: Luftëtarë, familjarë të Dëshmorëve dhe mbështetës të Luftës Çlirimtare të Kosovës


I DREJTOHEMI: Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, 


me ndjenjën e lartë të obligimit qytetar e kombëtar, në fazën përfundimtare të procesit gjyqësor ndaj:


Hashim Thaçi

Kadri Veseli

Rexhep Selimi

Jakup Krasniqi



Vendimi që pritet, është me peshë historike, juridike dhe politike. Ai do të ketë ndikim të thellë në përceptimin e drejtësisë dhe besimit në institucionet ndërkombëtare, si dhe në stabilitetin rajonal. 


Ne theksojmë se:

• Vendimi duhet të bazohet ekskluzivisht në prova dhe fakte të administruara në gjykim.

• Çdo ndikim i drejtpërdrejtë apo i tërthortë politik, do të dëmtonte rëndë kredibilitetin e drejtësisë ndërkombëtare, e cila presim të jetë e paanshme dhe pa standarde të dyfishta.



KËRKOJMË 


1. Respektim të plotë dhe të pakushtëzuar të të drejtave themelore të të akuzuarve, respektim të Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si dhe respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.


2. Garanci për një proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm, si dhe monitorim nga mekanizma ndërkombëtarë të pavarur, në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë ndërkombëtare.


3. Heqje të menjëhershme të kufizimeve në vizita, telefonata dhe videolidhje, si dhe rishikim urgjent të masës së paraburgimit, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e jashtëzakonshme të procesit dhe parimin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.


4. Trajtim dinjitoz dhe njerëzor, në përputhje me konventat ndërkombëtare për të drejtat e të paraburgosurve, duke garantuar respekt të plotë për integritetin fizik dhe psikologjik të tyre.


5. Transparencë të plotë publike dhe procedurale, për të shmangur çdo përceptim të drejtësisë selektive apo standardeve të dyfishta.


6. Vlerësim rigoroz, profesional dhe plotësisht të paanshëm të provave, në përputhje me standardet ndërkombëtare të pranueshmërisë, duke përjashtuar çdo provë që nuk përmbush kriteret e besueshmërisë, autenticitetit dhe ligjshmërisë procedurale.


7. Përjashtim të menjëhershëm dhe të plotë të çdo prove të siguruar apo të pranuar nga autoritetet e Serbisë, duke pasur parasysh se regjimi shtetëror i asaj kohe ishte palë në konfliktin e armatosur dhe është dokumentuar ndërkombëtarisht përfshirja e tyre në krime të rënda dhe masakra të kryera në Kosovë.


Pranimi i provave të prodhuara nga struktura shtetërore që kanë qenë vetë palë në konfliktin e armatosur paraqet rrezik serioz për integritetin e procesit dhe bie ndesh me parimin e paanshmërisë dhe barazisë.


8. Eliminim të aplikimit të zgjeruar të konceptit të “përgjegjësisë komanduese”, pasi që në kontekstin e luftës së armatosur në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është paraqitur si organizim i armatosur i lindur nga rrethanat e vetëmbrojtjes së popullsisë dhe jo si ushtri shtetërore me zinxhir formal dhe të institucionalizuar komandimi.

Parimi i përgjegjësisë penale në të drejtën ndërkombëtare është individual dhe nuk mund të zgjerohet në mënyrë kolektive apo abstrakte pa prova konkrete të kontrollit efektiv dhe urdhërdhënies së drejtpërdrejtë.



Ne besojmë se drejtësia e vërtetë forcon paqen dhe stabilitetin.


Nënshkrimi ynë në këtë peticion, shfaq besimin tonë të plotë në pastërtinë e luftës së UÇK-së për liri dhe për shpëtimin e popullit të Kosovës nga gjenocidi dhe shfarosja.

Aktualisierungen

Petition Created

Lul, 23, Feb 2026

Letzte Unterschriften

signer-photo
Fatmir

23, Feb 2026

signer-photo
Lul

23, Feb 2026

Diese Petition unterschreiben